
Në këtë shkollë të drejtë regjistrimi kanë të gjithë fëmijet që kanë deshirë dhe afinitet për lojen e futbollit.
Shkolla si institucion edukativo sportiv ka per synim edukimin dhe zhvillimin e fëmijeve në veçanti të atyre që kanë afinitet për futboll.
SHF Ballkani, ka të gjitha kategoritë garuese dhe atë të ndara ne dy grupe për secilën gjenerate garuese.
Të gjitha këto grupe bëjnë gara nën ambrellen e FFK-së të organizuara nga Lidhja Rajonale ne Prizren
Në kuader të shkollës së futbollit janë edhe grupet jogaruese (një numer afërsisht 120 femijë) që stërvisin tri herë në javë.
Shkolla ka gjithsej 10 trajnerë, për të gjitha grupmoshat!
Stafi profesional është i perberë nga profesor të edukatës fizike dhe sportive si dhe nga ish futbollistë të dalluar të trevës sonë!