Historiku

FC Ballkani është themeluar në vitin 1947, për vite me radhë ka mbledhur rreth vetës futbollistë nga komuna e Suharekës, por që fanellën e tij e kanë djersitur edhe lojtar nga regjione tjera.

FC Ballkani në vitet e para të ekzistimit u paraqit me emrin Rinia dhe deri në vitin 1952 u luajti vetëm në ndeshjet miqësore. Në vitin 1952 klubi kishte filluar të paraqitej në ndeshjet zyrtare të kampionatit të Kosovës.

FC Ballkani mori këtë emër nga viti 1965, kur menagjimin e klubit e mori Industria e Kimike dhe Gomës “Ballkan” në Suharekë.

Klubi me emrin e ri dhe organizimin e shkëlqyer për kohën u dashurua në fanellën e portokalltë duke u inspiruar nga Holanda e Johan Cruyff, kur dominonin me lojë duke aplikuar futboll total.

Shkëlqimin e tij Ballkani e kishte po në atë periudhë kur skuadra shpesh herë ishte afër të siguronte hyrjen në  ligën e dytë të Federates RfSJ, por për shkak të kushteve materiale dhe të stadiumit jo të volitshëm, vendosi të përqendrohet vetëm në Ligën e Kosovës.

Në krijimin e futbollit të pavarur FC Ballkani luajti rol vendimtar. Skuadra ndeshjet i zhvilloi kryesisht në fshatin Studençan por edhe në Gjinoc gjeti strehë për një periudhë. Organizimi ishte optimal në kushte të vështira, ku shpesh herë zyrtarët dhe lojtarët përfundonin në polici, rrahje e maltretime të vazhdueshme.

Në vitin 1995, Ballkani siguroi pjesëmarrjen në Ligën Unike, të formuar atë vit, superliga e sotme. Deri atë kohë nga 1991, garat ishin zhvilluar në katër grupe. Klubi arriti të organizoi edhe kategoritë e reja , kur me kadetë u shpallën edhe kampion të vendit me 1994 te Republikës së Kosovës.

Paslufta Ballkanin e gjeti të dërrmuar, pozitive ishte rikthimi në stadiumin e qytetit, por u paraqit kryesisht me lojtar junior, duke rënë nga kategoria e parë. Klubi më pas kishte luajtur edhe në kategorinë e tretë, deri sa në vitin 2010 u rikthye në Superligë. Pas një viti me një ndeshje të barazhit pësoi duke kaluar sërish në kategorinë e dytë!

Në 70 vjetorin e vet, Ballkani pa sërish dritë!

Në krye të klubit erdhi kompania Ndertimore Cima construcsion, e cila për pak kohë e shndërroi ekipin në konkurrues për titull. Presidenti Arsim Kabashi, me të ardhur në krye të klubit krijoi bordin drejtues dhe atë menagjues profesional. Pas rikthimit në elitë në vitin 2017/18, në skuadër erdhën lojtarë dhe trajnerë të dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe atë shqiptar.

Viti 2022 për Fc Ballkanin dhe futbollin suharekas do të shkruhet në histori,pasi qe  Për herë të parë  është shpallur kampion i Kosovës.

Trofeun e siguroi katër xhiro para fundit të edicionit, me 70 pikë të tubuara, pas 21 fitoreve, 7 barazimeve e 4 humbje. Me 54 gola të shënuara e 20 të pësuar (pa llogaritur katër ndeshjet formale)! Ndërkaq përfundimi i kampionatit e gjeti Ballkanin me 76 pikë. Ballkani arriti 23 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Pas 36 ndeshjeve skuadra kishte bilanc plus 61 golave.

Fc  Ballkani për herë të parë në muajin korrik të vitit 2022 është paraqitur në arenën ndërkombëtare. Në kuadër të xhiros së parë të kualifikimeve në Champion League, Ballkani u takua me skuadrën nga Lituania, Zalgiris. Takimi i parë në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1. Takimi i kthimit në Lituani, u mbyll me fitoren e Zalgiris me rezultat 1:0.

Pas eliminimit nga Champion League, Ballkani kaloi në Conference League. Në këtë kompeticion, Ballkani kaloi tri skuadra si La Fiorita (0:4 dhe 6:0), Klaksvik (3:2 dhe 1:2), pas ekzekutimit të penalltive Ballkani kalon edhe këtë pengesë. Në play-off Ballkani mposhti Shkupin në shtëpinë e këtij të fundit me rezultat 1:2, derisa në takimin e kthimit në Prishtinë, Ballkani shënoi fitore me rezultat 1:0,duke u bere skuadra e pare nga Kosova qe siguron pjesmarrjen ne fazen e grupeve te nje kompeticioni te organizuar nga uefa

Tani Ballkani ne uefa Conferenc lig  është pjesë e grupit G , së bashku me Slavia Prague, CFR Cluj dhe Sivaspor.

Këtë vit Ballkani krahas lojtarëve më të mirë kosovar u paraqit edhe me lojtar nga Shqipëria por kishte edhe dy lojtar nga vendet tjera.

Fc Ballkani ne pjesen e dyte te edicionit 2021/22 Emroj trajnerin nga Shqipëria, Ilir Daja, bashkëpunim që solli fryt të jashtëzakonshëm. Gjate keti edicioni skuadra bazohej vetëm në lojtarë nga rajoni, por që mbizotëronte numri i futbollisteve kosovar. Klubi rëndësi të veçantë i dha edhe shkollës së futbollit nga ku dolen lojtarët e rinj, siç ishte edhe rasti i mesfushorit 18 vjeçar, Lindon Emerllahu.

Fanella e FC Ballkani

Fc Ballkani nga viti 1947 kryesisht është paraqitur me fanellën e bardhë, mirpo prej  viti 1974  fanella dhe logo e klubit marrin ngjyrat zyrtare portokall e zi, ku dominon ngjyra e portokalltë. Me këtë fanellë skuadra paraqitet kryesisht në ndeshjet, të cilat i zhvillon në shtëpi. Fanella e dytë e Ballkanit është me ngjyrë të bardhë, e cila simbolizon fanellën e fillimit të themelimit të klubit, ku qëllimi i themelimit ishte argëtimi dhe paqja. Fanella e tretë e klubit në edicionin 2022/23 është me ngjyrën e zezë.

Stadiumi

Stadiumi i qytetit në Suharekë, është edhe stadiumi ku i zhvillon ndeshjet si vendas dhe stërvitjet, FC Ballkani që nga themelimi. Stadiumi ka një kapacitet prej 3000 vetave. Stadiumi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

FC Ballkani ndeshjet si vendas në garat evropiane është duke i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi ka kapacitet prej 13.200 vetave.

Tifozët ultras “Xhebrailat”

Aset i madh i klubit në vazhdimësi kanë qenë edhe tifozët, të cilët nga viti 1992 njihen të emëruar si “Xhebraila”. Ultrasit si në ndeshjet në shtëpi po ashtu edhe në udhëtim vazhdimisht ishin përkrah skuadrës.