Zyrtarizohen terminet për ndeshjet kundër Shamrock Rovers
Tashmë janë zyrtarizuar terminet për ndeshjet e turit të tretë paraeliminator në UEFA Conference League, ku FC Ballkani do të përballet me skuadrën irlandeze Shamrock Rovers.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 gusht (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Ballkani do të jetë nikoqir. Takimi nis nga ora 20:30.
Sfida kthyese do të luhet një javë më vonë, më 14 gusht, në Dublin të Irlandës, me fillim nga ora 20:00 sipas kohës lokale në vendin tonë.
Ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë pranë ekipit në këtë rrugëtim evropian dhe ta mbështesim Ballkanin drejt një tjetër suksesi historik! 🟠⚫️
🔜 #BALvsSHA #UECL #ForcaBallkani