Në javën e 27 të Albi Mall Superligës së Kosovës, ekipi ynë mposhti Dukagjinin 2-1 në një ndeshje që u vendos krejt në fund. Almir Kryeziu hapi serinë e golave nga penalltia në start të pjesës së dytë, ndërsa mysafirët barazuan për 1-1. Kur pritej fundi, Bleart Tolaj realizoi në sekondat e fundit për t’i dhënë festë të madhe dhe tri pikë të mëdha ekipit, që tash shkon në 48 pikë.
Në mesjavë, dy skuadrat përballen sërish në gjysmëfinalen e Kupës, me ndeshjen e parë që luhet në Suharekë.





