FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

VINI RE!

VINI RE!

Të nderuar tifozë,

Të gjithë ju që planifikoni të udhëtoni për ta përkrahur skuadrën kampione të Kosovës, në ndeshjen e kthimit në Razgrad, ndaj Ludogorets, ju njoftojmë se hyrja në Bullgari, pos me vizë bullgare, mund të bëhet edhe me atë Schengen.

Mirëpo me këtë vizë, nuk mund të ketë hyrje në Bullgari, nëse paraprakisht nuk e keni bërë së paku një hyrje tjetër, brenda shteteve të zonës Schengen.

Pra për të qenë sa më korrekt, duhet ta keni parasysh që shteti bullgar, nuk lejon hyrje fillestare me Schengen Vizë, nëse nuk e keni minimum një hyrje tjetër në ndonjërin prej shteteve brenda zonës së BE-së.

Andaj, ju lutemi qe të siguroheni paraprakisht nëse e plotesoni këtë kusht.

FC BALLKANI është i lumtur që në stadiumin e Razgradit, të ketë sa më shumë përkrahës shqiptarë, në mënyrë që mbështetja juaj t’i motivojë edhe më shumë futbollistët tanë, drejt synimit tonë të përbashkët, kalimin në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ju lutemi që të siguroheni skatësisht për secilin detaj!

Faleminderit e na priftë e mbara 💪🧡🖤

#FCBallkani

#ForcaBallkani

#UCL

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu