“Jam Shqiptar, Kosovar
mbi këtë dhe që e kam si fe,
e kam vatan, e kam ATDHE”
Nuk mund ta përshkruajmë krenarinë që sot e ndjejmë, kur djemtë tanë, yjet tanë, po nderojnë atdheun me paraqitjet e tyre fantastike.
Puna e përbashkët që ndër vite e kemi bërë, sot po sjell frytet e veta, ku lojtarët që mbrojtën me dinjitet fanellën e Fc Ballkanit, sot po nderojnë Kosovën dhe Shqipërinë.
Kjo na jep motiv edhe më shumë që mos të ndalemi, për t’ua hapur dyert edhe shumë futbollistëve të rinj sepse shqiptaria ka shumë talentë, ata duhet vetëm të përkrahen.
Andaj ne si klub, do të jemi adresa kryesore e të gjithëve, për t’i shtyer sa më shumë që mundemi, drejt majave të futbollit.



