FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Njoftim!

Të nderuar futbolldashës,

Ju njoftojmë se biletat e ndeshjes së Konferencës së Evropës, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit janë të personalizuara. Në çdo hyrje të stadiumit, do të ketë kontrolle të rregullta ku verifikohet bileta.

Poashtu me vendim të UEFA-s, për këtë ballafaqim, prania e tifozerisë mysafire është e ndaluar.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, funksionon sistemi digjital, andaj do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave.

Meqenese prania e tifozëve të Dinamo Zagrebit është e ndaluar, me seriozitet rekomandojmë që të mos marrin rrugën për Prishtinë, pasi që pas identifikimit në hyrjet e stadiumit, do t’u mohet hyrja, kurse mjetet e biletës nuk do t’iu rimbrusohen.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithëve, urojmë që çdo gjë të jetë korrekte dhe ndeshja e dytë e grupit C të UECL-së, ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit të kalojë në rrethana festive futbollistike, mes kampionëve të dy shteteve mike 🇽🇰🇭🇷

Me respekt,
Fc Ballkani
Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Accreditation

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Register