FC Ballkani

Albion Rrahmani “Ylli i Javës”

Albion Rrahmani “Ylli i Javës”

Me fillimin e stinorit pranverore vazhdon edhe ndarja e çmimit “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall

Ky çmim për javën e 19-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit tonë , 𝗔𝗹𝗯𝗶𝗼𝗻 𝗥𝗿𝗮𝗵𝗺𝗮𝗻𝗶.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit.

𝗥𝗿𝗮𝗵𝗺𝗮𝗻𝗶 ka qenë protagonist i kësaj jave, ngase shënoi tre gola në fitoren që skuadra jonë e realizoi si mysafire kundër Malishevës (4:2).

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Ballkanit e dorëzoi Arianit Bobaj, mexhaneri marketingut në Albi Commerce dhe Albi Market.

Pas marrjes së këtij çmimi, Albion D. Rrahmani u shpreh i lumtur dhe premtoi se do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në të ardhmen.

“Për mua është hera e parë që shpallem ‘Ylli i Javës’ dhe sinqerisht jam shumë i lumtur. Të shpërblehesh si më i miri i xhiros është një motiv shtesë për të vazhduar punën dhe për të synuar ende më shumë. Gjithsesi ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik për çka i falënderoj shumë”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

Ai tutje ka folur edhe për objektivat e portokallezinjve në këtë edicion. “Ballkanin këtë edicion e shoh sërish kampion të Kosovës. Rruga për ta mbrojtur titullin nuk do të jetë e lehtë por ne do të punojmë maksimalisht dhe do t’i marrim ndeshjet radhazi. Besoj që me këtë grup të lojtarëve, me përkushtimin e shtabit teknik dhe organizimin e mirë të klubit, do ta përsërisimin suksesin e vitit të kaluar”, ka shtuar ai.

𝗨𝗿𝗶𝗺𝗲 𝘀𝘂𝗽𝗲𝗿 𝗔𝗟𝗕𝗜𝗢𝗡 𝗥𝗥𝗔𝗛𝗠𝗔𝗡𝗜 🔥🧡💪

#fcballkani#forcaballkani

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Accreditation

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Register