Për krejt dashamirët e FC Ballkanit, bëjmë me dije se pas shumë kërkesave që kemi pranuar, që shitja e biletave t’u mundësohet edhe online, tashmë mund ta siguroni ulësen tuaj edhe përmes linkut të mëposhtëm:
Ndërkohë, për t’u pajisur fizikisht me biletë, edhe nesër nga ora 13:00 deri në 22:00, mund ta bëni këtë te pikat në Suharekë, sheshi i qytetit dhe zyra e klubit në stadium. Njejtë edhe të enjtën deri në orën 17:00.
Ndërkaq në ditën e ndeshjes, biletat i gjeni edhe te zyra e mediave, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë!