Sonte zbresim në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar aktin e parë të përballjes me kampionin e Irlandës së Veriut, FC Larne.
Ndeshja e vlefshme për rrethin e dytë të kualifikimeve, në UEFA Conference League, fillon në orën 20:45, derisa biletat mund t’i siguroni në sheshin e qytetit në Suharekë, deri në orën 17:00, si dhe tek zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Na priftë e mbara