Të dashur tifozë të FC BALLKANIT,
Tashmë UEFA ka bërë të ditur edhe rrjedhën për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Fituesit e këtyre përballjeve, BALLKANI vs Ludogorets dhe Olimpija vs Valmiera, do të ndeshen mes vete për rrugën vijuese në UCL, kurse humbësit potencial, garat evropiane i vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues të Konferencës.