Të dashur tifozë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se talenti i shkollës së futbollit tonë, Destan Bytyqi, tashmë është grumbulluar me skuadrën e parë, nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja.
Futbollisti 19 vjeçar që me shiritin e kapitenit në krah, udhëhoqi juniorët, është ardhmëria e futbollit të Suharekës dhe mbarë vendit.
Bytyqi do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2028
Klubi i uron suksese të mëdha Destanit, me fanellën e skuadrës së tij të zemrës, ku u rrit e ku po formohet si profesionist. @destan_by
Na priftë e mbara Suharekë