FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

⭐️Almir Kryeziu “Ylli i Javës”⭐️

⭐️Almir Kryeziu “Ylli i Javës”⭐️

✅Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 10-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit tonë, Almir Kryeziu

🙌🏼Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Skender Kapra, Luan Tabaku, Fisnik Ademi.
Ky komision vendosi që sulmuesi këmbëshpejtë ynë, Almir Kryeziu të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai shënojë 2 gola në fitoren e ekipit tonë përballë FC Liria, me përmbysje të rezultatit (4:1).

😄Pasi mori këtë çmim sulmuesi u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur kreun e tabelës.

🗣️ “Jam mirënjohës ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës për vlerësimin e tyre, po ashtu falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi dhe shtabin teknik të Ballkanit për përkushtimin dhe përkrahjen gjatë ndeshjes së fundit. Ishte një përballje e veçantë dhe dëshiroj të theksoj se ishte një sfidë e vështirë për mua dhe skuadrën time, sidomos duke qenë në disavantazh kundër skuadrës së fortë të Lirisë.
Gjithashtu, është e rëndësishme të përmend se kjo ndeshje kishte një ndjenjë të veçantë për mua. Në fakt, kjo ishte emocionale për mua, pasi kam kaluar shumë vite në shkollën e futbollit të Lirisë, ku jam rritur duke kaluar përmes të gjitha grupmoshave”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së. Ai ka folur edhe për sfidën e radhës së portokallezinjve në UEFA Conference League kundër Astanës. “Ne jemi të gatshëm për këtë sfidë. Do të jemi të përgatitur dhe do të japim më të mirën tonë në fushë. Kemi një skuadër të fortë dhe besoj se mundemi të arrijmë suksese në këtë kompeticion”, ka shtuar Kryeziu.

#FCBallkani
Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu