Tifozë të dashur të kampionit të Kosovës,
Skuadra e ka përfunduar stërvitjen e fundit, para ndeshjes së nesërme ndaj Fc Larne.
Këto dy ditë grupi është adaptuar me klimen veriore të Irlandës, forma e morali është poashtu në nivelin optimal, andaj nesër me fokusin më të madh të mundshëm, lojtarët tanë zbresin në “Solitude Stadium” të Belfastit, për ta kërkuar kualifikimin në rrethin e tretë të eliminatoreve të UEFA Conference League.


























