FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Sot në ambientet e hotelit “Concorde” ku po qëndron skuadra në Antalya…

Sot në ambientet e hotelit “Concorde” ku po qëndron skuadra në Antalya, kishim kënaqësinë ta kemi për vizitë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Agim Ademi dhe zëvendësin e tij z.Agim Dibranin.

I pari i FFK-së shfaqi interesimin e tij për mbarëvajtjen e përgaditjeve që skuadra po bënë në prag të Superkupës së Kosovës dhe sezonit pranveror.

Z.Ademi komplimentoi klubin tonë për të arriturat e deritanishme, me të cilat tha se ai dhe gjithë Federata ndihen krenarë, andaj inkurajoi që të vazhdohet edhe më tutje që të punohet për suksese të reja.

Nga ana tjetër, trajneri ynë, Ilir Daja dhe stafi i klubit, e njoftuan presidentin e FFK-së për ecurinë dhe punën vetëmohuese që vazhdon ta bëjë FC Ballkani, duke i dhënë jo vetëm Superligës një skuadër të fortë, por duke ndërtuar në vazhdimësi futbollistë që kontributin e tyre ta japin edhe për reprezentacionet shtetërore, të të gjitha gjeneratave. Njejtë siç kemi bërë edhe në të kaluarën, duke e shndërruar FC Ballkanin në vatër të kualiteteve futbollistike, sikurse edhe në rritjen e koeficientit të Superligës tonë në instancat më të larta të futbollit ndërkombëtar.
#FCBallkani
Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu