Shqiptarë të dashur,
28 nëntori mbetet për ne ndër festat më të përzemërta dhe më emocionuese që kemi. Ky muaj i bekuar për kombin tonë, bartë në vete sakrificën dhe krenarinë shumë shekullore të brezave, që na mësuan e na trashëguan ndjenjen për atdheun dhe unifikimin e ndërsjellë, pavarësisht se në sa shtete jetojmë.
Themelet e Kalasë së Krujës, historia e ndritur e Vlorës së Ismail Qemalit, tek ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Kulla e pathyeshme në Prekaz, tek dalja në skenë e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, na bëjnë borxhli që idealet e gjithë gjeneratave atdhetare, mos t’i humbim e mos t’i përbuzim asnjëherë.
Amanetet e tyre ishin që shqiptarët të jenë bashkë dhe bashkë do jemi, gjithmonë!
Urime të gjithëve kjo datë e pashlyeshme, qofshim gjithmonë si komb, faqebardhë 🇦🇱
#FCBallkani