Futbolli në Suharekë, po vazhdon të rritet, duke u investuar vazhdimisht në të!
E ardhmja e të rinjëve në qytetin e kampionëve, po bëhet gjithnjë e më e pasur, pasi mundësitë për ta po shtohen.
Edhe një klub i ri futbollistik së shpejti nis garat kampionale, në Ligën e Parë të Kosovës.
Presidenti i Fc Ballkanit, Arsim Kabashi e ka vizituar sot Fc Suharekën, të cilëve u ka dhënë përkrahje për rrugëtimin që e kanë nisur, duke i dëshiruar suksese në sezonin që po nis.
Edhe pse si qytet me shumë kapacitet në futboll, por me vetëm një stadium të vogël, të cilin e shfrytëzojnë të gjitha gjeneratat e Fc Ballkanit, ne s’do diskutim që do ta bëjmë të pamundurën, që të krijojmë hapësirë edhe për klubin e ri, pasi mbi të gjitha, ka rëndësi e ardhmja e sportit suharekas dhe të rinjëve tanë.
… e ku ka më mirë se në Vendlindje!
Na priftë e mbara Suharekë!






