Valentin Serebe është lojtari më i ri i FC Ballkanit!
Me kënaqësi ju njoftojmë se sulmuesi Valentin Serebe i është bashkuar ekipit tonë në formë huazimi nga skuadra e njohur rumune, CFR Cluj.
Serebe vjen te Ballkani si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, duke sjellë me vete eksperiencë dhe cilësi të dëshmuara në sulm.
Jemi të bindur se me talentin dhe përkushtimin e tij, ai do të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave tona këtë sezon.
Mirësevjen, Valentin! Suksese me ngjyrat e FC Ballkanit!
#FCBallkani