Ekip ynë shënoi një fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat 3-0, duke u rikthyer në krye të tabelës.
Futbollistët e Mislav Karoglan zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe e nisën në mënyrë perfekte, kur Bleart Tolaj realizoi një super gol që në minutën e parë të takimit. Epërsia u dyfishua në minutën e 38-të, kur në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Arbër Potoku. Në pjesën e dytë, në minutën e 79-të erdhi edhe goli për rezultatin përfundimtar 3-0, me realizues të zakonshmin Almir Kryeziu.
Me këtë fitore, të tretën në poaq ndeshje kundër Dritës sivjet, Ballkani rikthehet në vendin e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa në xhiron e ardhshme, që zhvillohet në mesjavë, skuadra jonë do të jetë mysafire e Prishtinës së Re.





