Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për ekipin tonë në udhëtimin ndaj Prishtinës së Re në kuadër të javës së 25-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Momentin vendimtar të ndeshjes e solli Blert Tolaj në minutën e 67-të, i cili realizoi golin e vetëm të takimit, të shtatin personal këtë sezon, duke i dhënë ekipit tonë tri pikë të vlefshme.
Me këtë fitore, Ballkani regjistron triumfin e dytë radhazi dhe vazhdon me hap të sigurt në kampionat, duke kryesuar renditjen me 45 pikë të grumbulluara. Në xhiron e ardhshme, skuadra jonë do të përballet me Prishtinën si mysafir, në një tjetër ndeshje me peshë të madhe.





