FC Ballkani

Search

Tolaj: “Ndoshta goli më i bukur në karrierën time”

Njëri nga protagonistët e fitores në derbi ishte edhe sulmuesi i Ballkanit, Bleart Tolaj, i cili realizoi një gol të bukur në triumfin 3-0 ndaj Dritës. Pas përfundimit të ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe theksoi se qasja e mirë që nga fillimi e bëri ndeshjen më të lehtë për ekipin.

“Besoj që kjo lojë ka qenë mjaft e vështirë, duke pasur parasysh situatën dhe formën e fundit që kemi pasur në disa lojë. Edhe mendoj që qasja jonë ka qenë mjaft e mirë edhe duke filluar që nga minutat e hershme, fatmirësisht e gjetëm edhe golin shumë herët edhe pastaj loja është shumë më e lehtë për ne. Mendoj që është goli më i bukur në karrierën time. Shpresoj që ky gol të më motivojë mua personalisht dhe të gjithë ekipin që të shkojmë deri në fund dhe ta kthejmë trofeun aty ku e ka vendin, pra këtu në Suharekë. Normalisht, ata janë forca jonë më e madhe, mbështetëse, edhe shpresoj që gjithmonë si në ndeshjet vendase, ashtu edhe në udhëtime do të kemi mbështetjen e tyre për qëllimin tonë të përbashkët që t’i biem të dy trofetë këtu në Suharekë. Po, normal, tash i kemi edhe dy lojë mjaft afër njëra-tjetrës, në një mini-cikël javor prej tre lojëve. Kështu që, shpresoj që për ta konfirmuar këtë formë të mirë dhe këtë fitore, duhet t’i fitojmë edhe dy ndeshjet e radhës, pastaj e kemi pushimin e kombëtareve dhe t’i marrim forcat që ta vazhdojmë sezonin”, u shpreh Tolaj.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, skuadra tashmë e ka fokusin te ndeshja e radhës në kampionat, ku të mërkurën do të jetë mysafire e Prishtinës së Re.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Accreditation

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Register