Sulmuesi ynë, Bleart Tolaj, ishte vendimtar në fitoren minimale ndaj Prishtinës së Re, duke realizuar golin që i siguroi ekipit tre pikë të rëndësishme.
“Ishte një moment shumë i veçantë, emocion i madh dhe kënaqësi që ndihmova ekipin të fitojë. Ishte mjaft e lodhshme fizikisht, por kemi punuar për rikuperim dhe ishim gati. Derbi është gjithmonë i rëndësishëm, do hyjmë maksimalisht të përgatitur për fitore”, tha pas ndeshjes ai.
Ballkani ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të shtunën, në derbin ndaj Prishtinës.





