Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, 𝗠𝗶𝗹𝗮𝗶𝗺 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶.
𝗙𝗖 𝗕𝗮𝗹𝗹𝗸𝗮𝗻𝗶 dërgon telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi dhe gjithë komunitetin e gazetarisë sportive në vend për humbjen e doajenit të gazetarisë sportive Milaim Krasniqit.
Milaim Krasniqi i dha shumë gazetarisë sportive e bashkë me të edhe futbollit të Kosovës.
Ikja e tij e hershme nga kjo botë është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe për gazetarinë sportive.
Në këto momente të vështira qëndrojmë afër familjes Krasniqi dhe tërë kolegëve e miqve të tij.
𝗜 𝗹𝗲𝗵𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗾𝗼𝗳𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲𝘂 𝗶 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀!!