Të dashur tifozë,
Fitorja e djeshme i dedikohet diamantit të klubit tonë Lindon Emërllahut , i cili pas një lëndimi gjatë ndeshjes kundër FC Larne , është detyruar të kryej një operacion në gjurin e djathtë.
Operacioni është kryer me sukses dhe Lindonit i dëshirojmë rikthim sa më të shpejtë
Ashtu siç ka fituar në fushën e blertë, do t’ia del mbarë edhe ndaj lëndimit, sepse Lindoni është kampion i lindur dhe i disiplinuar ndaj punës dhe detyrës, e në veçanti të udhëzimeve të mjekut.