FC Ballkani

Search

Pak kush mund të ketë besuar dikur, por ne ishim të vendosur, gjithmonë!

Pak kush mund të ketë besuar dikur, por ne ishim të vendosur, gjithmonë!

Rrugën që filluam ta shtrojmë nga viti 2017, e dinim se do të jetë e vështirë, e mbushur me sfida e sakrificë, por ne ishim të vendosur, gjithmonë!

Hap pas hapi, ditë pas dite, punuam pa rreshtur, hapëm dyert për talentët tanë, punuam me ta, ua shtruam rrugën e sigurt, duke ndërtuar një kala të pathyeshme, nga e cila do të do të fillonte epoka e lavdisë!

Brenda pak vjetësh, historia e futbollit shtetëror mori një kthesë të madhe ndërkombëtare, derisa klubi ynë u shndërrua në vatër të këtij suksesi të përvjetshëm.

Kombëtaret tona fituan futbollistë klasi nga puna jonë, derisa për yjet që krijuam, hapëm rrugë e mundësi evropiane.

Sot këta djelmosha të shkëlqyer, e prezantojnë më së miri angazhimin e secilit prej nesh, duke u shndërruar në protagonistë në shumë klube anë e kënd Evropës.

Faleminderit nga të gjithë!

Ashtu siç kemi bërë deri tani, do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë të reja, për suksese të reja e kampionë të rinj.

Ky është vetëm fillimi sepse pavarësisht çdo stuhie me të cilën mund të ballafaqohemi, ne jemi të vendosur, gjithmonë!#FCBallkani
Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents