Në një ambient të ngrohtë me qindra bashkatdhetarë, në mesin e nikoqirëve të FC Kosova Dusseldorf, në prani edhe të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, kemi jetësuar bashkëpunimin mes dy klubeve.
Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi dhe presidenti i FC Kosovës, Bujar Neziri, kanë nënshkruan Kontratën e Partneritetit mes dy klubeve, me anë të të cilës do të përfitojnë mbi të gjitha futbollistët.
Me anë të këtij akti, të dy klubet janë zotuar për hartimin e strategjive të qarta për talentët shqiptarë kudo që ndodhen, duke u dhënë mundësi për t’u rritur profesionalisht dhe për t’ia siguruar hapësirën e duhur për shfaqjen e potencialit të tyre.
FC Ballkani do të jetë vatër për të gjithë talentët shqiptarë, derisa FC Kosova është adresa për të gjithë bashkombasit tanë në diasporë, që të rinjët t’i kenë dyert e hapura për sukses.
Na priftë e mbara, shqiptarë 🇦🇱🇽🇰
#FCBallkani
#ForcaBallkani
#SuperkupaDiasporeKosove