FC Ballkani

Search

Kampionët janë destinuar të jenë të tillë, andaj puna që bëjnë thjeshtë e shpjegon në formën më të përkryer peshën e tyre kudo që ata janë.

Kampionët janë destinuar të jenë të tillë, andaj puna që bëjnë thjeshtë e shpjegon në formën më të përkryer peshën e tyre kudo që ata janë.

Kështu është padyshim edhe Edon Gashi, trajneri ynë i Ballkanit, emri i të cilit lidhet ngusht me suksese të theksuara, në shumë kategori futbollistike.

Ishte ai që skuadrën tonë të juniorëve e ngriti nga Liga e Parë në Superligë, kurse shumë shpejt edhe e shpalli kampion të elitës së futbollistëve U-19.

Pos këtyre dy sukseseve të një pas njëshme, Edoni ishte pjesë e të arriturave historike me ekipin A të Ballkanit, ku për 3 vjet dominuam në Kosovë e shkëlqyem edhe në Evropë.

Së fundmi, me të në krye të shtabit teknik të skuadrës U-21, edhe një titull kampion, edhe një trofe i rëndësishëm u vendos në vitrinat e klubit.

Suharekasi ynë e ka vetëm fillimin, ai do t’i prijë shumë e shumë futbollistëve të tjerë drejtë majave të futbollit, do t’i nxjerrë në pah shumë lojtarë të komunës tonë, madje jo vetëm.

Suksese Edon!
#FCBallkani
Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents