Giovanni ishte heroi i ditës, duke realizuar golin që i dha fitoren skuadrës sonte dhe duke vendosur fatin e takimit. Pas ndeshjes, autori i golit të fitores foli për rëndësinë e triumfit dhe fokusin për sfidën e radhës.
“Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores dhe po ashtu i lumtur që u rikthyem te fitoret. Jam shumë i motivuar dhe tani është koha të përqendrohemi te ndeshja e së mërkurës, që është shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh pas ndeshjes Giovanni.
Skuadra rikthehet në fushë të mërkurën në ndeshjen çerekfinale të Kupës, ku përballemi me SC Gjilani, në një tjetër sfidë me shumë peshë për vazhdimësinë tonë.





