Skuadra ka përfunduar përgatitjet dhe është gati për duelin çerekfinal që do ta zhvillojmë nesër në shtëpi ndaj SC Gjilani.
Do të jetë një ndeshje e vetme, që përcakton drejtpërdrejt ekipin gjysmëfinalist, prandaj fokusi dhe përqendrimi janë maksimalë.
Takimi vjen pas fitores 1-0 në kampionat ndaj Drenicës, sukses i arritur nga djemtë e drejtuar nga Mislav Karoglan, që i dha skuadrës besim shtesë para sfidës së Kupës.





