Ekipi ka vazhduar përgatitjet këtë të hënë në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit. Takimi do të zhvillohet të mërkurën në Suharekë, me fillim nga ora 15:00.
Atmosfera në skuadër është shumë pozitive pas fitores së fundjavës në kampionat ndaj të njëjtit kundërshtar. Goli vendimtar në minutën e fundit nga Bleart Tolaj ka rritur besimin dhe motivimin brenda ekipit, duke i dhënë shtysë shtesë për këtë përballje të rëndësishme.
Gjatë seancave stërvitore, fokusi ka qenë te përgatitja taktike dhe ruajtja e ritmit, me synimin që ekipi të paraqitet sa më mirë në ndeshjen e parë dhe të krijojë epërsi para takimit të kthimit.
Ballkani hyn në këtë sfidë me objektiv të qartë: rezultat pozitiv para tifozëve në Suharekë dhe një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës.





