Kapiteni i Ballkanit, Bajram Jashanica, ka folur në prag të përballjes së radhës në kampionat ndaj Dukagjinit, duke theksuar përgatitjet e skuadrës dhe objektivin për rikthim te rezultatet pozitive. Mbrojtësi i skuadrës sonë u ndal te puna e bërë gjatë ditëve të fundit dhe përqëndrimi maksimal i ekipit para kësaj sfide të rëndësishme.
“Kemi punuar jashtëzakonisht mirë gjatë këtyre ditëve dhe jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Dukagjinin, me qëllim që të rikthehemi te fitoret. Ekipi ka qenë shumë i fokusuar në stërvitje për të dhënë më të mirën në fushë dhe besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv. Duhet të jemi të bashkuar, me angazhim maksimal si gjithmonë, dhe të shfrytëzojmë rastet për gol që të vazhdojmë me suksese,” deklaroi Jashanica.
Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit zhvillohet nesër me fillim në orën 15:00 në stadiumin e Qytetit në Suharekë.




