FC Ballkani

Search

Karoglan: “Fitorja u takon lojtarëve!”

Ballkani mori një fitore të rëndësishme në derbin e javës duke mposhtur 3-0 Dritën, në një ndeshje ku skuadra tregoi paraqitje shumë të mirë dhe riktheu vendin e parë në tabelë. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit, Mislav Karoglan, përgëzoi lojtarët për paraqitjen dhe theksoi se skuadra tregoi qasje të duhur dhe përqëndrim maksimal gjatë gjithë takimit.

“Së pari, përgëzime lojtarëve të mi. Kjo është fitorja e tyre. Mendoj se sot kishim qasjen e duhur dhe përqendrim maksimal që nga minuta e parë, ndaj e merituam plotësisht. Në pjesën e parë luajtëm një futboll të shkëlqyer, ndërsa pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, por në fund, besoj se e merituam këtë fitore. Liga nuk është vetëm Drita. Kampionati fitohet duke luajtur mirë edhe në ndeshjet e vogla dhe ky ishte mesazhi im për lojtarët. Duhet të kemi këtë përqendrim dhe këtë përkushtim ndaj lojës, e atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Duhet ta kuptojmë se, edhe pse e kemi mposhtur Dritën tri herë, ata kanë pikë të barabarta me ne. Faleminderit tifozëve! Shpresoj që ata të vijnë në numër edhe më të madh, sepse kemi nevojë për ta. Lojtarët luajnë ndryshe kur i kanë pranë. Është një ligë e vështirë ku shumica e ekipeve janë të barabarta. Nëse tifozët na japin atë 5-10% shtesë, atëherë i kemi të gjitha gjasat. Po ashtu, dua të përmend referimin sot. Kështu duhet të jetë në çdo ndeshje. Unë kërkoj barazi për ekipin tim në çdo takim. Gjithçka varet nga përqendrimi dhe karakteri. Kemi humbur shumë ndeshje kundër ekipeve nga fundi i tabelës, sepse liga është shumë e fortë. Shikoni rezultatet e djeshme – të gjithë favoritët humbën. Ky është mesazhi im për ekipin. FC Prishtina e Re po luan mirë këtë gjysmësezon dhe ne duhet të jemi gati”, deklaroi Karoglan.

Pas kësaj fitoreje në derbi ndaj Dritës, ekipi ynë e kthen menjëherë fokusin te ndeshja e radhës në kampionat. Të mërkurën, lojtarët tanë do të jenë mysafirë të Prishtinës së Re, në një tjetër përballje të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Accreditation

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Register