Pas shortit të hedhur sot nga Federata e Futbollit e Kosovës për gjysmëfinalet e Kupa e Kosovës në futboll, Ballkani do të përballet me Dukagjinin në luftë për një vend në finale.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 8 prill në Suharekë, në stadiumin e qytetit, ku Ballkani do të jetë nikoqir. Takimi i kthimit do të luhet më 22 prill në Klinë, në stadiumin “18 Qershori”.
Kujtojmë që në pjesën e deritanishme të kupës, ekipi ynë arriti të eliminoi Rilindjen 1974, Prishtinën dhe Gjilanin.





