Tifozë të dashur,
Jemi afruar tek shorteu për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Shtegu prej 10 skuadrave ku ne gjendemi, tashmë është formësuar dhe FC Ballkani do të jetë përball njërës nga këto ekipe kampione:
Hamrun Spartans FC (Maltë)
FC Struga (Maqedoni e Veriut)
FK Deçiç (Mali i Zi)
KF Egnatia (Shqipëri)
UE Santa Coloma (Andorra).
Nesër (18.06.2024) me fillim në orën 14:00, në Nyon të Zvicres, hidhet shorti, ku edhe përcaktohen çiftet e fazës së parë.
Na priftë e mbara 🧡🖤
#FCBallkani
#uefachampionsleague