Sakrifica shekullore, vuajtje e dhimbje të mëdha, por gjithmonë me shpresë dhe besim se dita jonë do të zbardhë.
Ajo erdhi pikërisht në datën e sotme, para 25 vjetëve. Gjaku i dëshmorëve e martirëve, mundi i nënave, baballarëve, vëllezërve e motrave tona, u kurorëzuan me triumfin e shumë pritur të popullit tonë.
Nderim të përjetshëm Ushtrisë tonë të lavdishme Çlirimtare, e cila për sa të ekzistojë jeta, do të jetë krenaria më e madhe e secilit prej nesh.
Lavdi të rënëve e përkulje para të gjithë atyre që jetësuan ëndrrat shekullore që Kosova të jetë e lirë.
Urime Dita e Çlirimit, Suharekë, Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve 🇦🇱🇽🇰
#FCBallkani