Njoftim me rëndësi për të gjithë dashamirët e BALLKANIT që duan ta ndjekin nga afër skuadrën, në Razgrad të Bullgarisë!
Të dashur tifozë,
Ju bëjmë me dije se ka filluar shitja online e biletave, për ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues në UEFA Champions League, Ludogoretz – Ballkani.
Për të qenë të pranishëm në stadiumin “Huvepharma Arena” në Razgrad te Bullgarisë, biletën mund ta bleni vetëm përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
Tifozët tanë janë të vendosur në tribunën G.
Çmimi i biletave eshte: 12 BGN, 6.14 në Euro.
Rregullat e hyrjes ne stadium:
1. Personat te cilët blejnë biletë online, duhet patjetër të kenë me vete Pasaportën ose Letërnjoftimin, dokument i cili duhet të shfaqet në hyrje të stadiumit.
2. Çdo biletë e blerë në sistem, duhet të printohet në formatin A4.
3. Çdo biletë e ka një QR kod, pra ju mund të hyni vetëm njëherë me të, prandaj ju lutemi që të bëni kujdes, duke mos e shpërndarë nëpër rrjete sociale, pjesën e biletës ku duket QR kodi.
Na priftë e mbara dhe bashkë urojmë që t’ia dalim përsëri