FC Ballkani

Search
Close this search box.
Search

Edvin Kuç “Ylli i Javës”

⭐️Edvin Kuç “Ylli i Javës” ⭐️

✅Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 35-të në Albi Mall Superligë i ka takuar kapitenit tonë, Edvin Kuç.

🙌🏼Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Sejladin Jerliu dhe Zenel Shabani vendosi që epiteti i yllit të javës për këtë javë t’i takojë kapitenit të skuadrës suharekase, pasi në ndeshjen kundër Ferizajt shënoi golin e parë në fitoren 2:0 dhe ishte njëri nga më të mirët në fushën e gjelbër. Me këtë fitore FC Ballkani edhe zyrtarisht e siguroi titullin e kampionit për të dytin vit rresht.

⚽️Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani, Edvin Kuc e ndau Shaqir Uka, menaxher operacional në Albi Online.

😄Pasi mori këtë çmim, Kuç u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbrojtjen e titullit të kampionit dhe atë një javë para mbylljes së kampionatit.

🗣️“Të shpallesh Ylli i Javës në xhiron kur edhe jemi rishpallur kampion për herë të dytë radhazi është një kënaqësi e veçantë. Si kapiten jam krenar me ekipin dhe me ecurinë që kemi treguar në këtë edicion. Rruga për ta mbrojtur titullin kampion nuk ka qenë e lehtë. Kemi pasur shumë ndeshje, kemi lëshuar shumë pikë rrugës, por në fund karakteri i skuadrës, puna e shtabit teknik dhe organizimi i mirë i klubit kanë bërë që sërish trofeu i kampionit të vijë në Suharekë. Këtë çmim por edhe titullin kampion ia dedikoj kryesisë, tifozëve dhe familjes tim, e cila çdo herë më ka qëndruar afër”, ka theksuar Edvin Kuç për faqen zyrtare të FFK-së.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu