Tifozë të dashur,
Biletën tuaj për ndeshjen Ballkani vs Lincoln Red Imps, mund ta siguroni edhe te sheshi i qytetit të Suharekës, sikurse te zyra e klubit, në stadium.
Jemi duke u afruar te faza finale e eliminatoreve në UEFA Conference League. Rrugën drejt objektivit tonë, e arrijmë bashkë
Sot dhe nesër, në Suharekë deri në orën 22:00 mund t’i bleni biletat, kurse ditën e ndeshjes deri në orën 17:00.
Poashtu, të enjtën e hapim pikën e biletave edhe te zyra e mediava në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kampionët tanë në fushë s’mund të ishin të tillë, pa përkrahjen e secilit prej jush, që i jepni zemër e forcë çdo futbollisti.
Faleminderit që i qëndroni besnikë FC Ballkanit
Bashkë do të rrugëtojmë, gjithmonë!