FC Ballkani

Search

Tolaj: “Ishte një moment i çmendur”

Bleart Tolaj ishte heroi i fitores ndaj Dukagjinit, duke shënuar në momentet e fundit një gol që solli tri pikë shumë të rëndësishme. Sulmuesi u gjend në vendin e duhur në çastin vendimtar dhe reagoi mirë pas asistit të Kryeziu, në një aksion që vendosi fatin e ndeshjes. Goli i tij ndezi festën dhe konfirmoi edhe një herë karakterin e ekipit që nuk dorëzohet deri në fund. Pas ndeshjes, Tolaj u shpreh se ai ishte një moment i çmendur:

Ishte një moment i çmendur, sinqerisht mezi e besova kur pashë topin në rrjetë. Emocionet shpërthyen menjëherë dhe nuk mund t’i përshkruaj sepse e dinim sa shumë vlente ai gol në atë sekondë të fundit! Nuk mendova shumë në atë aksion, gjithçka erdhi natyrshëm. Veprova instinktivisht, si sulmues, dhe për fat të mirë doli ashtu siç duhej. Kjo fitore na jep shumë motivim dhe besim. Na tregon që nuk dorëzohemi deri në fund dhe na shtyn edhe më shumë për ndeshjet që na presin“, deklaroi pas ndeshjes Tolaj.

Për Tolaj, ishte ky realizimi i tetë këtë sezon, me ç’rast ai ka shënuar nga një gol në tre fitoret e fundit të ekipit, ndaj Dritës, Prishtinës se Re dhe sot kundër Dukagjinit.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Table of Contents

Akreditimi

Përfaqësuesit e medias duhet të regjistrohen paraprakisht për të hyrë në ndeshjet e Fc Ballkanit në shtëpi (përveç atyre me karta akreditimi për sezonin 2022). Bëhet regjistrim i veçantë për ndeshjet ndërkombëtare. Regjistrimet për akreditimet për ndeshjet e fazës së grupeve të Konferencës së UEFA-s të së enjtes do të mbyllen të hënën në orën 14:00. Për akreditimet për ndeshjet jashtë vendit ose në ligën/kupën A, ju lutemi pyesni veçmas me e-mail. me postë Ky formular plotësohet për akreditimet e mediave për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit në shtëpi. Afati i fundit për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA (e enjte) është javën e ndeshjes të hënën në orën 14:00. Për ndeshjet lokale ose jashtë, ju lutemi kontaktoni veçmas me email. Për pyetje / Kontaktoni: info@fcballkani.com

Regjistrohu