Pas dy javësh pauzë, rikthehemi në kampionat me energji të re dhe fokus maksimal për vazhdimin e garës për titull. Përgatitjet janë mbyllur me sukses dhe ekipi ka punuar me intensitet gjatë gjithë kësaj periudhe për të qenë gati për sfidat që na presin.
Atmosfera në skuadër është shumë pozitive, grupi është i bashkuar dhe i vendosur për të dhënë maksimumin në çdo minutë në fushë.
Ndeshja ndaj Dukagjinit zhvillohet nesër nga ora 15:00 dhe është e vlefshme për javën e 26 në Albi Mall Superligën e Kosovës.





