Klubi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin brazilian Bruno Oliveira, i cili i bashkohet skuadrës si një opsion i rëndësishëm për repartin defensiv.
29-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Me gjatësi 1.87 m dhe këmbë të majtë natyrale, ai njihet për lojën ajrore, daljen me top dhe sigurinë në duele.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur në Brazil, Bosnje dhe Korenë e Jugut, duke qenë pjesë e klubeve si Shiroki Brijeg dhe Velezh, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Gangwon FC.
Me këtë transferim, skuadra shton eksperiencë dhe forcë në mbrojtje, në prag të objektivave të reja në kampionat dhe në kupë.
Mirë se erdhe, Bruno!





