FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.
Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sherif Tiraspol, me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare. Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern.
Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin.





