Gjyqtarë nga Ukraina për ndeshjen Ballkani – Shamrock Rovers
UEFA ka deleguar gjyqtarët nga Ukraina për ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator në Ligën e Konferencës, ndërmjet ekipit tonë dhe Shamrock Rovers, që zhvillohet të enjten më 7 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:30.
Ndeshjen do ta gjykojë Dmytro Panchyshyn, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Oleksii Myronov dhe Volodymyr Vysotskyi. Gjyqtar i katërt është caktuar Klym Zabroda.
Për sistemin VAR do të kujdeset Mykola Balakin, ndërsa si AVAR do të jetë Denys Shurman, të gjithë nga Ukraina.
Ekipi ynë, pas suksesit kundër Florianës nga Malta në turin e kaluar eliminator, është në përgatitje të plotë për këtë sfidë të rëndësishme evropiane, ku synimi është një rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese në Irlandë. 🟠⚫️
🔜 #BALvsSHA #UECL #ForcaBallkani