FC Ballkani

Search

Paraqitja fantastike ndaj Dritës…

Paraqitja fantastike ndaj Dritës, bëri që asi ynë, Lumbardh Dellova, të shpallet Ylli i Javes, nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall.

Komisioni përkatës vendosi për qendërmbrojtësin tonë, meqë me golin e tij, u vendos edhe takimi i së mërkurës në Suharekë, derisa ishte i pakonkurencë thuajse në secilin duel e çdo lëvizje në fushë.

Dellova u shpreh i lumtur për fitoren e skuadres, sikurse edhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.
Paraqitjen e kampionëve të Kosovës e konsideroi të mirë duke e pas parasysh që sipas tij, skuadra ishte e lodhur pak, por e rëndësishmë ishte të sigurohen tre pikë, për çka deklaroi se si ekip jemi shumë të lumtur.

“Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane”, ka shtuar Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.
#FCBallkani
#LumbardhDellova
Facebook
Twitter
LinkedIn