FC Ballkani

Search

Debutuan dy futbollistët tanë në Kombëtaren e Kosovës

Dy futbollistët tanë, Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova, në debutimin e tyre zyrtar për Kombëtaren e Kosovës, kanë shfaqur ndaj Andorrës performancë shumë të mirë, duke qenë pozitiv në të gjitha pikat.

Qendërmbrojtësi ynë ekzekutoi 73 pasime të sakta, mga 86 në total, duke rezultuar i saktë në 85%.

Fitoi 9 nga 13 duelet, kurse spastroi topat plot 9 herë.
Fitoi 7 topa derisa arriti t’i ndërprejë 2 aksione të kundërshtarit.

Nga ana tjetër, mesfushori ynë kompletoi 78% të pasimeve, nga 46, 36 rezultuan të sakta.

Fitoi 8 topa, derisa më së shumti nga të gjithë në ndeshje, fitoi duelet. Nga 15, në plot 11 sosh doli fitimtar.

Jemi shumë krenarë me yjet e skuadrës tonë 💪
Fc Ballkani në vazhdimësi po punon për ngritjen e nivelit brenda grupit të futbollistëve, që në momente si këto, t’i japin kualitet të shtuar Kombëtareve tona 🇽🇰🇦🇱

🧡🖤
#FCBallkani
Facebook
Twitter
LinkedIn