FC Ballkani

Search

Tifozë te dashur

Tifozë të dashur,

Biletën tuaj për ndeshjen Ballkani vs Lincoln Red Imps, mund ta siguroni edhe te sheshi i qytetit të Suharekës, sikurse te zyra e klubit, në stadium.

Jemi duke u afruar te faza finale e eliminatoreve në UEFA Conference League. Rrugën drejt objektivit tonë, e arrijmë bashkë 💪

Sot dhe nesër, në Suharekë deri në orën 22:00 mund t’i bleni biletat, kurse ditën e ndeshjes deri në orën 17:00.

Poashtu, të enjtën e hapim pikën e biletave edhe te zyra e mediava në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kampionët tanë në fushë s’mund të ishin të tillë, pa përkrahjen e secilit prej jush, që i jepni zemër e forcë çdo futbollisti.

Faleminderit që i qëndroni besnikë FC Ballkanit 🧡🖤

Bashkë do të rrugëtojmë, gjithmonë!

#FCBallkani

#UECL

Facebook
Twitter
LinkedIn