FC Ballkani

Search

Të dashur tifozë

Të dashur tifozë🧡

Sonte me fillim në orën 20:45, përballemi me kampionët e Irlandës së Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

FC Larne është skuadër profesioniste, qe garon në Ligën Premierë të Irlandës së Veriut.

Është themeluar në vitin 1889, kurse edicioni i fundit, 2022/2023 është epoka më e suksesshme e këtij klubi, që arriti të shpallet për herë të parë kampion shtetëror.

Në garat evropiane, kjo skuadër për herë të parë garoi në kualifikime të UEFA Konferencë Ligë, në edicionin 2021-2022, duke kaluar dy rrethet e para.

Një vit më vonë nuk e kaloi rrethin e parë të Konferencës, kurse sivjet, luajtën duelin historik në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku u eliminuan në vazhdime, nga finlandezët e Helsinkit.

Stadiumi i Larnes quhet “Inver Park”, me një kapacitet prej 3000 tifozëve, kurse ngjyrat e tyre zyrtare janë e kuqja dhe e bardha.

Ndeshjet ndërkombëtare, ky ekip i zhvillon në stadiumin Solitude, të qytetit Belfastit, i cili është kryeqyteti i Iralndës së Veriut, dhe ndodhet 36 kilometra nga Larne.

NA PRIFTË E MBARA KOSOVË🧡🖤

#fcballkani

#forcaballkani

Facebook
Twitter
LinkedIn