Tifozë të dashur,
Skuadra i ka përfunduar fazat përgaditore në Ohër, duke mbajtur lartë formën e duke ruajtur energjinë e duhur.
Stërvitjet nuk do të ndalen për asnjë çast, pasi tani me po aq intensitet, do të vazhdojnë përgaditjet në Kosovë.
Shtabi teknik po punon pa rreshtur, që grupi i futbollistëve tanë të jetë brenda normave të duhura, tani kur ka mbetur pak më shumë se një javë, deri te fillimi i kampanjës evropiane.
Sa i përket Evropës, të gjithë jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje, prej më të rëndësishmeve, andaj do ta japim çdo atom energjie nga vetja, që të paraqitemi ashtu siç jemi e na takon, si kampionë