Të dashur tifozë dhe bashkëqytetarë,
Është kënaqësi që edhe një lojtar nga Akademia jonë e futbollit, bashkohet me grupin e skuadrës së parë.
GENTIAN KABASHI, nga Suhareka, tash e 11 vjet mbrojti ngjyrat e FC BALLKANIT në të gjitha grupmoshat e reja, nga pionierët e deri te juniorët.
19 vjeçari është një nga talentët më premtues të futbollit të Kosovës, në pozitën e mbrojtësit të majtë, por me shumë produktivitet edhe në anën sulmuese.
Klubi i uron suksese të mëdha Gentit me fanellën e skuadrës së tij të zemrës, ku u rrit e ku po formohet si profesionist. @gentiankabashii