FC Ballkani

Search

Nesër e zhvillojmë finalen e radhës, ku kundërshtar i yni në Suharekë është Ferizaji.

Të dashur tifozë,

Nesër e zhvillojmë finalen e radhës, ku kundërshtar i yni në Suharekë është Ferizaji.

Synimi i jonë janë 3 pikët që na afrojnë më pranë objektivit, mbrojtjes së titullit kampion.

Lojtarët tanë kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve, andaj sigurisht që ajo nuk do të mungojë, por që gjithçka të rrjedh mirë e mbarë, klubi ka bërë të gjitha përgaditjet edhe në aspektin e sigurisë, për çka e kërkon edhe bashkëpunimin me ju.

Brenda stadiumit nesër ndalohen të futen gjësende të forta, përfshi çdo lloj (shishe , çader , shkrebëz , parfum etj)

Kontrollat do të jenë të mëdha në hyrjet e stadiumit, pasi duam që secili brenda, të ndihet komod.

Na priftë e mbara Suharekë!

#FCBallkani🧡

Facebook
Twitter
LinkedIn